Java e fundit e 2016, më e ftohta e vitit

Shqipëria

Java e fundit e 2016, më e ftohta e vitit

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 15:14
Ilustrim

Java e fundit e vitit do të regjistrojë sipas parashikimeve ditët më të ftohta të vitit. Zonat malore do të preken nga temperatura shumë të ulta, të cilat mund të arrijnë deri në -12 gradë Celcius.

“I ftohti polar do të qëndrojë në vendin tonë deri në ndërrimin e viteve. Pra, dita më e ftohtë e vitit do të jetë data 31 dhjetor ku termometri do të shënojë -12 grade Celcius poshtë zeros në zonat malore, ndërsa në bregdet dhe zonat e ulta temperaturat do të jene -4 deri në -7 gradë”, bëri të ditur meteorologia Rezarta Xhakollari.

Reshjet e dëborës gjatë kësaj jave në zonat malore të Shqipërisë do të jenë të pakta. Pas fundjavës dhe ndërrimit të viteve pritet të ketë një përmirësim të temperaturave, të cilat do të rriten gradualisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat