“Shqipëria kandidati kryesor për rivendosjen e vizave”, lajmi jepet nga Sali Berisha

Shqipëria

“Shqipëria kandidati kryesor për rivendosjen e vizave”, lajmi jepet nga Sali Berisha

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 15:39
Ilustrim

Ish- kryeministri Sali Berisha shkruan se pas bllokimit të hapjes së negociatave Shqipërisë mund t’i rikthehen edhe vizat vitin e ardhshëm.

Sipas Berishës që këtë vit vendi ynë i plotëson kushtet për rikthimin e vizave kjo për shkak të rasteve të shumta të njerëzve që u është refuzuar hyrja apo qëndrimi i parregullt në vendet e BE-së.

Reagimi i Berishës

Nje lajm vertet i hidhur:

Shqiperia, kandidati me kryesor per rivendosjen e vizave!

Te dashur miq, pas bllokimit te hapjes se negociatave nga Edvin Kristaq Rama, Shqiperise mund t'i rikthehen vizat me BE vitin e ardhshem, pasi ajo qe tani ploteson kushtet kryesore per rikthimin e tyre.

Ne vitin 2017 në Europë do të hyjë në fuqi mekanizmi i ri për pezullimin e vizave.

Në 8 dhjetor Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian miratoi një mekanizëm për rikthimin e vizave i cili do aktivizohet në disa rrethana. Së pari, në rastet kur ka rritje të konsiderueshme të numrit të shtetasve të një vendi të tretë, të cilëve iu është refuzuar hyrja apo që kanë qëndruar në mënyrë të parregullt në territorin e BE-së; se dyti kur ka rritje të konsiderueshme të kërkesave të pabaza për azil; dhe së treti, mungesë të bashkëpunimit në marrëveshjet e ripranimit që kanë të bëjnë me kthimin e emigrantëve.

Nga 60 shtete, me te cilat BE ka firmosur levizjen e lire, pra pa viza, Shqiperia zen vendin e pare me distance nga çdo vend tjeter per kerkesat per azili politik te pamotivuar dhe per numerin e personave qe hyjne dhe kane qendruar ne menyre te parregullt ne territorin e BE.

Keshtu, Shqiperia me Edi Ramen eshte kandidati numer nje per rikthimin e vizave me BE. sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat