Vettingu nis me krerët e institucioneve të drejtësisë

Shqipëria

Vettingu nis me krerët e institucioneve të drejtësisë

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 18:03
Bashkim Dedja, ai i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori dhe kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla

Procesi i Vettingut pritet të nisë nga krerët e institucioneve më të rëndësishme në vend, duke vijuar më pas me gjyqtarët dhe prokurorët e thjeshtë.

Kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, ai i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori dhe kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla do të jenë të parët që do të plotësojnë  formularët e kontrollit të figurës, kontrollit të pasurisë dhe aftësive profesionale.

Ata do të dorëzojnë formularët e pasurisë në ILDKPI, në Drejtorinë e Sigurisë së Informacionit të kualifikuar DSIK ai i integritetit dhe figurës dhe formulari i aftësive profesionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat