Tragjedia në Tepelenë. Bashkia anulon koncertin për festat e fundvitit

Shqipëria

Tragjedia në Tepelenë. Bashkia anulon koncertin për festat e fundvitit

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 19:37
Tepelena

Bashkia e Tepelenës ka anuluar sot në mbrëmje një koncert për festat e fundvitit, për shkak të tragjedisë që ndodhi pas vdekjes së nënës dhe foshnjës së saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot në lagjen “15 Shtatori” në Tepelenë.

Nëna bashkë me fëmijën e saj vetëm 6 muajsh kanë humbur jetën, pasi banesa e tyre në katin e parë të një pallati në lagjen “15 Shtatori” është përfshirë nga flakët.

Burime policore bënë me dije se viktimë ka ngelur Elona Shehu, 35 vjeçe dhe foshnja e saj.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një rrjedhje gazi. Mësohet nëna me foshnjën kanë qenë vetëm në momentin që banesa është përfshirë nga flakët, ndërsa burri dhe fëmija, 5 vjeç tjetër ndodheshin jashtë për të parë nga afër koncertin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat