Në një vit 1300 familje shqiptare u 'pasuruan', ja qyteti ku varfëria është rritur

Shqipëria

Në një vit 1300 familje shqiptare u 'pasuruan', ja qyteti ku varfëria është rritur

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 12:59
Ilustrim

Numri i familjeve që merrnin ndihmë ekonomike në fund të tremujorit të tretë 2016 ishte 80,325, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, janë rreth 1300 familje më pak në këtë skemë, me një rënie prej 1.6%.

Në Shkodër kanë dalë nga skema gati 950 familje, duke shënuar rënien më të lartë në vlerë absolute.

Më pas renditet Fieri, ku janë hequr nga skema 690 familje, në Tiranë janë rreth 500 më pak, në Berat 570.

Qarku i Elbasanit ka numrin më te madh të familjeve ne skemën e ndihmës ekonomike (20,0 % të të gjitha familjeve në skemë në rang vendi) të cilat përfitojnë ndihmën ekonomike. Ndryshe nga qytetet e tjera që kanë parë rënie të numrit të familjeve që marrin ndihmë ekonomike, në këtë qark, janë shtuar 1627 të tilla.

Më pas renditet Dibra, me rreth 13,500 familje dhe i treti është Kukësi, me gati 11 mijë familje.

Edhe në vlerë absolute, Elbasani merr fondin më të lartë për ndihmën ekonomike, me rreth 80 milionë lekë, i ndjekur nga Dibra me rreth 60 milionë lekë, Kuksi me 45 milionë lekë dhe Shkodra rreth 40 milionë lekë.

Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2016 numri mesatar i familjeve të trajtuara me ndihmë ekonomike është 80.325 familje, nga të cilat 41.001 familje u trajtuan me ndihmë ekonomike të pjesshme dhe 39.324 familje me ndihmë ekonomike të plotë.

Numri mesatar i familjeve që përftuan ndihmë ekonomike gjatë tremujorit të tretë 2016 është rritur me 0,9 % krahasuar me tremujorin e dytë 2016.

Familjet me katër anëtarë zënë peshën më të madhe (30,0 %) në numrin e familjeve në skemën e ndihmës ekonomike, 50,1 % e të cilave përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat