Porti i Vlorës, 2 mijë persona më shumë se një vit më parë

Shqipëria

Porti i Vlorës, 2 mijë persona më shumë se një vit më parë

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 15:11
Porti i Vlores

Mbi 2000 persona më shumë krahasuar me një vit më parë kanë hyrë në portin e Vlorës gjatë muajit dhjetor. Për të përballuar fluksin është shtuar numri i sporteleve.

Nga 4 sportele që funksionojnë në ditë normale, tani janë 9, ndër të cilat 4 për këmbësorë dhe pesë sportele për automjete. Në sektori e policisë kufitare thonë se këtë vit ka patur një trend në rritje të turistëve të huaj të cilet zgjedhin të kalojnë pushimet në vendin tonë. Për këtë është shtuar edhe numri i kontrollove. 

“Janë kryesisht shtetas italianë që vijnë të kalojnë fundvitin në Shqipëri. Janë shtuar masat dhe është koordinuar puna kryesisht me doganën, me parimin e një kontrolli të vetëm”, thotë Ilirjan Delilaj , shefi i sektorit të policisë kufitare.

Pasagjerët thonë se nuk kanë pritur shumë në rradhë. “Atje patëm pak problem me palën italiane. Këtu asnjë lloj problemi”, thotë një pasagjer.

“Po vijmë për pushime, është e bukur Shqipëria, deti. Njerëzit janë të sjellshëm”, shprehet një tjetër.

Fluksi pritet rritet deri në 31 dhjetor kur shumica e emigrantëve të cilët punojnë në vendet fqinje, kthehen nëpërmjet rrugëve detare në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat