Arrestimi i Haradinajt, "shpërthen" gazetari shqiptar: Turp, Franca na sheh si koloni sllave!

Shqipëria

Arrestimi i Haradinajt, "shpërthen" gazetari shqiptar: Turp, Franca na sheh si koloni sllave!

Më: 4 janar 2017 Në ora: 22:39
Arsen Rusta

Arrestimi i kreut të AAK-së Ramush Haradinaj, mbrëmjen e sotme në Francë, si rezultat i urdhër-arrestit të lëshuar prej kohësh tashmë nga autoritetet serbe, nuk është pritur mirë në mesin e popullit shqiptar duke sjellë edhe reagime.

Mes tyre i indinjuar duket të jetë edhe gazetari shqiptar Arsen Rusta, i cili në një status të tij në Facebook, nuk ka kursyer kritikat ndaj këtij veprimi të autoriteteve franceze.

Sipas gazetarit Rusta, ky veprim ndaj Haradinajt, është një turp që duhet ta mbajë mbi kurriz Franca zyrtare. Por ai shkon më tej kur thotë se kjo nuk është hera e parë, që Franca tregon shenjat e një politike pro-sllave duke kujtuar këtu edhe urën mbi lumin Ibër si kufi ndarës në Mitrovicë mes shqiptarëve dhe serbëve.

Statusi në Facebook:

Mqs Franca zyrtare u afrua me Shqiptaret nje dite me pare duke deklaruar se Presidenti i tyre do vizitoj Tiranen ne Mars, ja ku na e shlyen sot arrestuan Haradinajn.

Uroj qe diplomacia Kosovare te reagoj nje sekond e me pare dhe po ashtu qeveria Rama.

Jo se Haradinaj ska provuar burgun, por per cfare e do Serbia? A e gjykoi Haga!!!

Ne fakt Francezet kane nje histori te fshehur me Shqiptaret qe prej shekujsh te cilet e rifreskuan dhe mbi uren e lumit Iber si kufi ndares i Mitrovices mes Shqiptareve e Serbeve.

Uroj qe kete veprim te drejte te policis Franceze se fundja ka nje urdher arresti ta mbaj si kosto turpi Franca zyrtare.

FLM France qe na kujton se para Italise, Greqis, Gjermanis, ti je thjesht nje vend qe Shqiptaret do ti shohesh si koloni Sllave !!!

Ka ndonje qe eshte Je sui ????

Holand mirardhsh ne Tirane por kjo e Haradinajt eshte nje krisje qe sduhet ta lejosh mes dy popujve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat