Tre vjet burg kush rreh gruan, denoncimi nuk tërhiqet më

Shqipëria

Tre vjet burg kush rreh gruan, denoncimi nuk tërhiqet më

Më: 5 janar 2017 Në ora: 07:47
Ilustrim

Kush rreh gruan në mënyrë të përsëritur edhe nëse e dëmtuara do të tërheqë denoncimin, siç ndodh zakonisht, dhunuesi nuk do t’i shpëtojë më hetimit dhe ndëshkimit.

Kështu parashikon paketa me ndryshimet e reja në Kodin Penal.

Projektligji i propozuar nga Ministria e Drejtësia, i cili pritet të shqyrtohet dhe miratohet në fillim të këtij sesioni parlamentar, parashikon rritjen e masës së dënimit për dhunuesit e përsëritur të anëtarëve të familjes ndërsa për herë të parë ndjekja penale nuk do të pushohet edhe nëse e dëmtuara heq dorë nga denoncimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat