Sërish reshje dëbore, akset rrugore të kalueshme me zinxhirë - Bota Sot
Sërish reshje dëbore, akset rrugore të kalueshme me zinxhirë

Shqipëria

E martë, 23 tetor 2018

Sërish reshje dëbore, akset rrugore të kalueshme me zinxhirë

Më: 5 janar 2017 Në ora: 09:22
Reshjet e borës

Ashtu siç ishte parashikuar, gjatë ditës së sotme, zonat malore janë mbuluar nga dëbora dhe akset janë të kalueshme kryesisht me zinxhirë.

Reshjet e borës vijojnë intensivisht në zonën e Pukës dhe të gjitha akset rrugore janë të kalueshme me zinxhirë. Ndërkohë bëhet e ditur se akset Fushë-Arrëz - Iballë dhe Pukë-Qelëz, janë të bllokuara.

Gjithashtu njoftohet se edhe rrugët rurale në Pukë janë të bllokuara. Ndërkohë për në pjesën tjetër të vendit moti parashikohet të jetë i vranët.

Gjatë ditës së sotme priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të dobët deri mesatar, lokalisht reshjet e shiut në formën e shtrëngatave dhe stuhisë do të jenë në Jugperëndim.

Në zonat malore në Verilindje dhe Juglindje priten reshje të dendura dëbore, ndërsa prej orëve të mbrëmjes reshjet e borës do te shtrihen deri në lartësitë kodrinore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test