Berisha: Ndalimi i Haradinajt antishqiptar, xhelatët serbë po destabilizojnë rajonin!

Shqipëria

Berisha: Ndalimi i Haradinajt antishqiptar, xhelatët serbë po destabilizojnë rajonin!

Më: 5 janar 2017 Në ora: 17:28
Ramush Haradinaj dhe Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar për arrestimin e kreut të AAK-së Ramush Haradinaj ditën e djeshme nga autoritetet franceze.

Përmes një statusi në Facebook, Berisha u është bashkuar reagimeve të politikës shqiptare kundër arrestimit të Haradinaj, duke e cilësuar atë antishqiptar.

Sipas Berishës, ky arrestim i kërkuar nga xhelatët e Beogradit, duhet dënuar ashpër ndërsa u bën thirrje autoriteteve franceze most ë bien pre e kurtheve serbe që synojnë vetëm destabilizimin e rajonit.

Po ashtu Berisha kërkon nga BE që jo vetëm reagojë për këtë arrestim, por edhe të dënojë këtë ndalim të Haradinajt.

Postimi në Facebook i Berishës:

Nje urdher arresti per Ramush Haradinajn, fund e krye politik dhe antishqiptar i xhelateve te Beogradit!

Te dashur miq, dje autoritetet policore franceze ndaluan mbi bazen e nje urdher arresti politikisht te motivuar te xhelateve te Beogradit, ish kryeminstrin e Kosoves dhe kryetarin e AAK, komandantin dhe heroin e luftes çlirimtare te Kosoves, zotin Ramush Haradinaj.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete mandat hakmarres primitiv te qarqeve raciste dhe albanofobe te Beogradit, u bej thirrje autoriteteve franceze te mos bien ne kurthet bizantine serbe qe punojne vetem per destabilizimin e rajonit, por te lirojne menjehere zotin Ramush Haradinaj pasi te gjitha akuzat e stisura te Beogradit jane hedhur poshte si fund e krye te pa verteta nga Gjykata Nderkombetare e Hages.

Une gjithashtu i bej thirrje BE te nderhyje menjehere dhe te denoje kete qendrim destabilizues te Beogradit ne rajon! sb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat