Presidenti Nishani: Haradinaj luftëtar i lirisë, Vuçiq nxiti urrejtje

Shqipëria

Presidenti Nishani: Haradinaj luftëtar i lirisë, Vuçiq nxiti urrejtje

Më: 5 janar 2017 Në ora: 23:16
Bujar Nishani

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka dënuar arrestimin në Francë të ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AKK, Ramush Haradinaj.

Gjatë një interviste në emisionin “Debati”, Presidenti Nishani e quajti të pajustifikuar arrestimin e Haradinajt nga autoritetet franceze.

“Jam i keqardhur për arrestimin e Haradinajt, është arrestim i pajustifikuar. Ka fituar procesin gjyqësor në gjykatat ndërkombëtare. Haradinaj është luftëtar i lirise, kontributor i procesit të paqes”, është shprehur Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Kreu i shtetit shqiptar komentoi edhe deklaratën e sotme të kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç, për të cilën u shpreh se nxit urrejtje.

“Deklarata e Vuçiç sot nxit urrejtjen, koha e hegjemonise serbe mbi vendet e rajonit ka kaluar. Në Serbi ka qarqe hegjemoniste që pengojnë agjendën e paqes dhe bashkëpunimit”, deklaroi Nishani.

Ramush Haradinaj u arrestua dje në Francë në bazë të një urdhër-arresti serb të lëshuar disa vite më parë që e akuzon për krim lufte, për të cilat Gjykata e Hagës e ka shpallur të pafajshëm ish-Kryeministrin e Kosovës.

Ndërsa sot, Gjykata franceze e la në paraburgim Haradinajn në pritje të kërkesës për ekstradim nga Serbia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat