Moti i keq, Normalizohet situata në Vlorë dhe Llogara

Shqipëria

Moti i keq, Normalizohet situata në Vlorë dhe Llogara

Më: 7 janar 2017 Në ora: 10:08
Ilustrim

Teksa në veri dhe verilindje të vendit, situata paraqitet problematike si pasojë e motit të keq, në jug njoftohet se gjendja është normalizuar.

Nga të dhënat e fundit të bëra publike rreth orës 7 të mëngjesit, në qarkun e Vlorës nuk ka reshje dëbore. Mësohet se të gjitha akset rrugore janë të kalueshme për mjetet, me përjashtim të disa akseve ku duhen përdorur zinxhirët.

Për të mos patur probleme me ngricat, në akset e Qafës së Llogarasë dhe Qafën e Muzinës janë hedhur edhe skroje e kripë.

Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë natës janë planifikuar shërbime policore në Qafën e Llogorasë dhe atë të Muzinës, për rregullimin e qarkullimit të mjeteve.

Si pasojë e ngricave ka patur probleme me ujin e pijshëm. Bëhet e ditur se në disa fshatra të qytetit kanë ngrirë tubacionet dhe disa fshatra nuk furnizohen me ujë të pijshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat