Qytetari dixhital: Policia rrugore më ndaloi për tejkalim shpejtësie...u mjaftua me 10 euro

Shqipëria

Qytetari dixhital: Policia rrugore më ndaloi për tejkalim shpejtësie...u mjaftua me 10 euro

Më: 7 janar 2017 Në ora: 15:54
Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme në Facebook, denoncimin e radhës së “qytetarit dixhital” ku pretendohet se policia rrugore në aksin rrugor Tiranë-Shkodër ka marrë ryshfet nga një qytetar.

Në denoncimin e tij, të publikuar nga Berisha, qytetari me origjinë nga Kosova thotë se është ndaluar nga policia rrugore me pretendimin se ka shkelur rregullat e shpejtësisë.

Por sipas qytetarit, duke parë se polici nuk kishte se si ta provonte shkeljen e shpejtësisë, ka pranuar të marrë 10 euro dhe ta lërë të lirë të largohet.

Postimi në Facebook i Berishës:

Qytetari dixhital denoncon:

Vjedhjen, plaçkitjen qe i bene atij por edhe te tjereve çunat e krimit rruges per ne Kosove. Lexoni mesazhin e tij! sb

"Pershendetje z.Berisha! Meqenese nuk pata mundesi tjeter te shpreh mllefin ndaj policise rrugore shqiptare, po ju shkruaj juve te denoncoj vjedhjen apo plackitjen qe beri dje njeri nga policet rrugor ndaj familjes sone. Makina jone me tabela KS u ndal nga policia Te rrethi ku ndahet rruga Tirane - Shkoder- Kosove, beri sikur foli ne radiomarres me patrollen tjeter dhe na komunikoi qe ne kishim tejkaluar dyfish shpejtesine dhe duhej te na vinte gjobe 140 euro dhe sekuestrim patente dhe tha qe patenten mund ta marrim vetem nga Ambasada.... Ne ishim shume te sigurte qe nuk kishim tejkaluar shpejtesine dhe kerkuam fakte me cfare e kishte matur shpejtesine dhe kush e lajmeroi per shpejtesine tone perderisa neve nuk ishim ndalur nga ndonje patrolle tjeter. Polici per ta zgjidhur kete pune kerkoi 50 euro cash ne dore por si perfundim u pajtua edhe me 10 Euro.... Do te thote se pretendimi i policit per shpejtesi ishte i kote dhe gjithe ai presion qe na beri kishte vleren 10 euro! Njejte si ne pame edhe shume te tjere qe nxirrnin para nga xhepi per te qerasur policet e babezitur!!!!! Kjo eshte policia e shtetit shqiptar ne krye te detyres!!!!!!!!"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat