Blushi: LIBRA zgjedh drejtuesit në shkurt, në qershor të marrim votat për në Parlament

Shqipëria

Blushi: LIBRA zgjedh drejtuesit në shkurt, në qershor të marrim votat për në Parlament

Më: 7 janar 2017 Në ora: 19:06
Deputeti dhe themeluesi i LIBRA-s Ben Blushi

Deputeti dhe themeluesi i LIBRA-s Ben Blushi, ka bërë të ditur sot se partia LIBRA do të mbajë zgjedhjet e brendshme në muajin shkurt për të zgjedhur forumet drejtuese.

Këtë fakt Blushi e ka bërë të ditur gjatë një takimi me anëtarësinë e LIBRA-s në Tiranë, ku ndër të tjera foli edhe për zgjedhjet e 2017.

Sipas Blushit, forumet e LIBRA që do të zgjidhen në shkurt, do të  drejtojnë partinë drejt zgjedhjeve të qershorit 2017.

Votimi i brendshëm do të bëhet online nga interneti apo edhe duke votua fizikisht në selinë e LIBRA-s.

Ben Blushi theksoi gjithashtu se deri tani në partinë e re janë anëtarësuar rreth 10 mijë persona. Prej tyre, Blushi ka kërkuar votën në zgjedhjet parlamentare pas 6 muajsh, në mënyrë që LIBRA të mund të hyjë në Parlament.

“Gjithë këtë simpati le ta kthejmë në vota”, iu drejtua Blushi të pranishmëve.

Pas zgjedhjeve të brendshme, Ben Blushi bëri me dije se LIBRA do të fillojë organizmin për zgjedhjet e qershorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat