Dëbora zbardh Sarandën pas 30 vitesh

Shqipëria

Dëbora zbardh Sarandën pas 30 vitesh

Më: 10 janar 2017 Në ora: 09:32
Bora në Sarandë

Kishte prej vitit 1985 kur qyteti bregdetar në jug të Shqipërisë, nuk kishte parë bardhësinë e dëborës. Por i ftohti i acartë që ka mbërthyer vendin, ka prekur edhe Sarandën.

Pas qytetit të Durrësit, në të cilin kishte 20 vjet pa rënë dëborë, këtë mëngjes zgjimin në bardhësi e pati Saranda. Pas 30 vitesh në këtë qytet është zbardhur bregdeti.

Reshjet e dëborës kanë nisur gjatë natës, dhe vijuan deri në mëngjes. Por bardhësia e lënë është mjaft e dukshme siç shfaqet edhe në këtë foto nga Express, në Portin e qytetit të Sarandës.

Reshjet e borës kanë rënë edhe në Delvinë e Konispol.  

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat