Hiqet flamuri grek nga zyrat e OMONIA-s në Sarandë

Shqipëria

Hiqet flamuri grek nga zyrat e OMONIA-s në Sarandë

Më: 10 janar 2017 Në ora: 18:17
Sarandë

Persona të paidentifikuar kanë hequr flamurin grek nga zyrat e OMONIA-s në qytetin e Sarandës. Ngjarja, që supozohet se ka ndodhur në orët e para të  mëngjesit të sotëm, është denoncuar nga zyra e shtypit e BDMEG-OMONIA.

Në një deklaratë për mediat, OMONIA pretendon se kjo është hera e tretë brenda vitit që dhunohet flamuri grek. Kjo organizatë iu ka bërë thirrje institucioneve që të mendojnë për respektimin e minoritetit në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat