Ministri Dervishaj inspekton autostradën Tiranë-Durrës: Është e kalueshme, nuk ka probleme

Shqipëria

Ministri Dervishaj inspekton autostradën Tiranë-Durrës: Është e kalueshme, nuk ka probleme

Më: 12 janar 2017 Në ora: 19:40
Ministri i Transporteve Sokol Dervishi

Ministri i Transporteve Sokol Dervishi ka inspektuar gjendjen në autostradën Tiranë – Durrës për shkak të bllokimit mbrëmjen e djeshme nga reshjet e dendura të borës.

Ministri Dervishaj sqaroi se autostrada është e kalueshme dhe nuk ka asnjë problem në qarkullim. Vështirësia në qarkullim ka qenë gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, por ndërhyrja e autoriteteve bëri që situata të normalizohej.

“Ka pasur vështirësi gjatë natës dhe gjatë orëve të para të mëngjesit por që janë marrë të gjitha masat për të pastruar rrugën. Duhet të kemi parasysh që përtej situatës në veri situata, në jug të vendit është një situatë e paprecedentë sepse nuk kemi parë borë në Vlorë, Sarandë, Fier apo Durrës.

Duhet të keni parasysh diçka, që për shkak të kulturës tonë të trashëguar dhe eksperiencës 25-vjeçare ne kemi vërejtur një problem shumë të madh që është planifikimi. Ne ndërtojmë rrugë por nuk marrim masat e nevojshme, nuk alokojmë fondet e nevojshme për mirëmbajtjen e rrugëve i cili është një komponent shumë i rëndësishëm”, tha për mediat ministri i Transporteve.

Dervishaj sqaroi gjithashtu Banka Botërore do të ofrojë 150 milionë Dollarë fond që do të shërbejnë për mirëmbajtjen e 4 mijë kilometrave rrugë në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat