Vetëvrasja e biznesmenit italian zbulon familjen mafioze shqiptare

Shqipëria

Vetëvrasja e biznesmenit italian zbulon familjen mafioze shqiptare

Më: 13 janar 2017 Në ora: 13:43
Ilustrim

“Rruga e bardhë”, është ky operacioni i zhvilluar nga policia italiane në disa qytete, ndërsa janë arrestuar 8 persona dhe 5 të tjerë janë lënë me arrest shtëpie.

Të arrestuarit janë shqiptarë, rumunë dhe italianë. Operacioni u zhvillua në Terni, Firence, Romë, Napoli dhe Cosenza.

Nga hetimet se ky grup kriminal drejtohej nga një familje shqiptare, e cila fuste në shtetin fqinj sasi të mëdha kokaine dhe hashashi.

Hetimi ka filluar pas vetëvrasjes së një biznesmeni të njohur ndërtimi në Pescia Romana, në shkurt të vitit 2014.

Sipas hetimeve nga policia ai kishte vrarë veten për shkak të borxheve që kishte nga blerja e kokainës dhe kërcënimeve të përsëritura për pagesën e drogës. E kuptoi që kish humbur pasurinë e tij, kështu vari veten. Nga hetimi rezultoi se biznesmeni kishte shpenzuar qindra mijëra euro në katër muaj për kokainë.

Nga këtu u zbulua prania e një rrjeti të shpërndarësve të drogës që shkonte deri në Milano.

Në rrjedhën e hetimeve është gjetur dhe sekuestruar rreth 1.7 kg hashash dhe disa gram kokainë. Shqiptarët që shpërndanin drogën shpesh merrnin me vete dhe një fëmijë të mitur për të mos rënë në sy.

Në disa raste droga fshihej në një vend, ku ishte rënë dakord me blerësit, këta të fundit vinin e merrnin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat