Lamtumirë Anita Take! Kumbaro: Zë që do ti mungojë muzikës shqiptare

Shqipëria

Lamtumirë Anita Take! Kumbaro: Zë që do ti mungojë muzikës shqiptare

Më: 13 janar 2017 Në ora: 15:32
Anita Take

Artistë, politikanë e dashamirës të muzikës kanë kryer sot homazhe pranë trupit të këngëtares, Anita Take, në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar. Take u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare, duke lënë pas një histori të gjatë në muzikë.

Këngëtarja e madhe e muzikës shqiptare Anita Take është përcjellë sot për në banesën e fundit.

Homazhet në nder të saj u mbajtën në hollin e Radio Televizionit Shqiptar, ku nuk munguan figura të njohura të artit, muzikës si dhe dashamirës të këngëtares.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e pranishme në homazhe tha se Take do të mbetet një nga zërat e rralë e që do ti mungojë këtij vendi.

Kumbaro: Anita Take është një ikonë, ajo është në rrugëtimin njerëzor të gjithë qënieve njerëzore por padyshim bën pjesë tek brezi i artistëve që na edukuan estetikisht, na kanë emocionuar shpirtërisht dhe që në një farë mënyrë apo një tjetër janë të pavdekshëm.

Anita take u nda nga jeta mbrëmjen e së enjtes në moshën 83- vjeçare.

Ajo është ngjitur në skenë 50 vite më parë ndërsa mbahet mend për disa këngë që pushtuan muzikën e kohës, të tilla si: “Vajza me trëndafil”, “Në bankat e shkollës”, “S’mendonja”, “Kënga e Nënës” e shumë të tjera.

Anita Take u shqua që herët për zërin e saj dhe këndimin live. Me këngët dhe zërin e saj melodioz ,Take ka përfaqësuar disa herë Shqipërinë në festivalet ndërkombëtare në mbarë botën.

Anita Take mbante edhe titullin “Naim Frashëri i Artë” të dhënë nga Presidenti për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në muzikë dhe jetën kulturore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat