Ambasada Gjermane dhuron automjete për Drejtorinë e Përgjithshme për Kufirin e Migracionin

Shqipëria

Ambasada Gjermane dhuron automjete për Drejtorinë e Përgjithshme për Kufirin e Migracionin

Më: 16 janar 2017 Në ora: 13:02
Automjetet e dhuruara për Drejtorinë e Përgjithshme për Kufirin e Migracionin

Është zhvilluar ditën e sotme një ceremoni në kuadër të dhurimit të 5 automjeteve nga Ambasada Gjermane për Drejtorinë e Përgjithshme për Kufirin e Migracionin, me një vlerë prej rreth 80.000 euro.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm Ambasadorja Gjermane në Shqipëri Zj.Susanne SCHÜTZ, Oficeri Ndërlidhës Gjerman në Shqipëri, Christian ËEIß, Asistente e Oficerit ndërlidhës Gjerman në Shqipëri, Zj.Hrisa XHAÇKA, Drejtor i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki ÇAKO, Drejtor i Përgjithshëm për Kufirin e Migracionin, Drejtues i Lartë Genc MEREPEZA dhe përfaqësues të tjerë të Lartë të Policisë Shqiptare.

Në fjalën e rastit Drejtori i Policisë së Shtetit Çako shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që autoritetet Gjermane i kanë dhënë Policisë së Shtetit, si dhe theksoi intesifikimin e bashkëpunimit mes Policive të dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe menaxhimit të kufijve.

“Më lejoni t'ju shpreh mirënjohjen time për mbështetjen që i keni dhënë Policisë së Shtetit, në emër të organizatës por edhe të Ministrit të Punëve të Brendshme. E konsiderojmë shumë të rëndësishme këtë ndihmë, është një vlerë e shtuar për të investiguar në vazhdimësi punën tonë për menaxhimin e kufirit sidomos. Konstatohet me shumë kënaqësi që bashkëpunimi ynë po intesifikohet edhe në aspektin e luftës kundër krimit të organizuar, trajnimet dhe mbështetjet e vazhdueshme por edhe për kufirin e migracionin. Sigurojmë se është në prioritetet tona lufta kundër krimit të organizuar, trafiqeve të ndryshme por edhe në menaxhimin e kufijve për ti bërë ato më të sigurta në të gjithë Bashkimin Europian”.

Ambasadorja Gjermane SCHÜTZ, theksoi se kjo mbështetje është një rezultat shumë i mirë i bashkëpunimit shumëvjeçar të dy autoriteteve përkatëse dhe u shpreh mjaft pozitive për kontributin e dhënë për sigurimin e kufijve e cila është jo vetëm në interesin Gjerman por edhe në interesin e përbashkët Europian.

“Edhe ne gëzohemi shumë që patëm mundësi të japim këtë kontributin tonë për sigurimin e kufijve dhe intesifikimin e marrëdhënieve tona e cila është jo vetëm në interesin Gjerman por edhe në interesin tonë Europian. Dhe është një rezultat shumë i mirë i bashkëpunimit shumëvjeçar që bën Z. ËEIß që është Kryekomisari i Policisë Federale Gjermane në Policinë Kufitare të Shtetit . Ky është rezultat i pritshëm i punës disa vjeçare prandaj duam t'ju falenderojmë të gjithëve”, - u shpreh ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat