Ministri shqiptar në zyrën e kryeprokurorit Llalla

Shqipëria

Ministri shqiptar në zyrën e kryeprokurorit Llalla

Më: 16 janar 2017 Në ora: 15:29
Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri

Për rreth 1 orë ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri ishte në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Takimi u mbajt larg vëmendjes së medias. Zyrat për shtyp të dy institucioneve të kontaktuar nga Vizion Plus theksojnë se ishte një takim në kuadër te bashkëpunimit ndërinstitucional. 

Por Gjiknuri shkon në Prokurori në një kohë që në Komisionin e Posaçëm hetohet për të ashtuquajturën afera CEZ. 

Nga ana tjetër, Prokuroria ka ende të hapur çështjen për zgjedhjet e pjesshme në Dibër, ku Gjiknuri ishte në krye të grupit koordinues të Partisë Socialiste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat