Ceremonia e Trump/ Reagon kreu i PR-së, Mediu: Kemi ftesë të personalizuar nga Kongresi, nuk kemi paguar asnjë qindarkë

Shqipëria

Ceremonia e Trump/ Reagon kreu i PR-së, Mediu: Kemi ftesë të personalizuar nga Kongresi, nuk kemi paguar asnjë qindarkë

Më: 17 janar 2017 Në ora: 19:55
Fatmir Mediu

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, pasditën e sotme, ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar nga mediat se asnjë zyrtar i huaj nuk është i ftuar në ceremoninë e betimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Kreu i republikanëve Mediu, nëpërmjet një lidhje telefonike nga SHBA për Opinion.al, ka sqaruar se ka ftesë të personalizuar nga Kongresi dhe për të marrë pjesë në ceremoni nuk ka paguar asnjë qindarkë.

Ai tha se organizimi i ceremonisë nuk është në dorë të Departamentit të Shtetit, për kortezi, Departamenti i Shtetit, fton ose nuk fton qeveri, fton dhe nuk fton diplomat, sipas tij, eksperienca ka treguar se ka ftuar diplomat, pasi ata janë të atashuar dhe kanë akreditim në çdo vend në Uashington.

Në lidhje me shumën e parave të paguara për të marrë pjesë në cermoni, Mediu theksoi se as unë dhe kreu i demokratëve Lulzim Basha nuk kemi paguar asnjë qindarkë.

Kreu i republikanëve, tregoi, se është i ftuar në Kongres dhe Senat, si dhe në shumë institucione të tjera në Uashington.

Mediu tha se në paradën e organizuar mund të marrë pjesë çdo qytetar amerikan nëse gjen një vend për t’u ulur.

Sipas tij, të rëndësishme janë darkat e organizuara, ku është i pranishëm edhe presidenti i SHBA-ve.

Përdorni tastet Shigjetë Sipër/Poshtë që të ngrini ose ulni volumin.

Media, ditën e sotme, publikoi një lajm ku bënte me dije se asnjë zyrtar i huaj nuk është i ftuar në ceremoninë e betimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Ky lajm është konfirmuar nga një dokument i siguruar nga Top-Channel, i cili u është dërguar selive diplomatike të akredituara në Uashington, nën siglën e Departamentit amerikan të Shtetit.

Në të nënvizohet qartë se, “Si në të kaluarën, delegacione të huaja nuk do të ftohen në Uashington për këtë ngjarje. Shefat e misioneve diplomatike të vendosur në Uashington, së bashku me bashkëshortët/et, do të përfaqësojnë kryetarët e shteteve dhe qeveritë e tyre në ngjarjen kryesore të inaugurimit. Kjo ftesë nuk është e transferueshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat