Thethi i bllokuar nga bora, banorët e turistët apel shtetit

Shqipëria

Thethi i bllokuar nga bora, banorët e turistët apel shtetit

Më: 18 janar 2017 Në ora: 16:11
Ilustrim

Prej 6 janarit 2017, banorët e Thethit vazhdojnë të jenë të izoluar nga reshjet e mëdha të borës.

Nga Boga deri në Qafe Thore rruga është e kalueshme me zinxhirë. Ndërsa më pas Qafë Thore- Theth, 14 km janë tërësisht të bllokuara.

Rruga që të çon në Theth nga Shoshi është tepër e rrezikshme pasi ka ngrica shumë të rrezikshme.

Madje një turiste italiane ka mbetur e bllokuar dhe e shtrirë mes borës i bën apel institucioneve për të hapur rrugën me qëllim që ajo të vazhdojë udhëtimin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat