Meta mesazh mirënjohjeje ish-Presidentit të PE-së Martin Schulz

Shqipëria

Meta mesazh mirënjohjeje ish-Presidentit të PE-së Martin Schulz

Më: 18 janar 2017 Në ora: 16:45
Ilir Meta, Martin Schulz

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, i ka dërguar një mesazh falënderimi ish-Presidentit të Bashkimi Evropian, Martin Schulz.

Mirënjohës që gjatë Presidencës tuaj, marrëdhëniet mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Evropian janë forcuar ndjeshëm në nivelin politik dhe atë administrativ, ku kontributi juaj personal ka qenë kyç.

Drejtuar SH.T.Z. Martin SCHULZ

Ish President i Parlamentit Evropian

I nderuar Martin,

Me rastin e vendimit tuaj për te lënë postin e Presidentit te Parlamentit Evropian, në emër të Kuvendit të Shqipërisë dëshiroj të shpreh falenderimet më të sinqerta për kontributin tuaj të vyer në krye të këtij institucioni të rëndësishëm evropian si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pasur.

 Dëshiroj të vlerësoj dedikimin tuaj të vazhdueshëm në mbajtjen lart të vlerave social demokrate dhe evropianiste dhe më lejoni të shpreh mirënjohjen për mbështetjen tuaj të pandalur ndaj integrimit evropian të Shqipërisë dhe të vendeve tona fqinje në Ballkan.

 Ju keni qenë një mik i vërtetë i Shqipërisë  dhe një besimtar i palëkundur i zgjerimit të BE-së, besim që ka ndihmuar në ruajtjen e një fryme pro-zgjeruese në Parlamentin Evropian gjatë viteve të kaluar.

 Mbi të gjithë, jam mirënjohës që gjatë presidencës tuaj, marrëdhëniet mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Evropian janë forcuar ndjeshëm në nivelin politik dhe atë administrativ, ku kontributi juaj personal ka qenë kyç.

 Duke ju rishprehur edhe një herë mirënjohjen time më të thellë për bashkëpunimin dhe miqësinë që kemi pasur në vite, ju uroj çdo sukses në angazhimet tuaja në të ardhmen.

 Ilir META.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat