Berisha bën llogaritë: Të kursesh 1 milionë USD me rrogën e Pezës, duhen 300 vite!

Shqipëria

Berisha bën llogaritë: Të kursesh 1 milionë USD me rrogën e Pezës, duhen 300 vite!

Më: 18 janar 2017 Në ora: 22:14
Sali Berisha dhe Alfred Peza

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka vijuar edhe sot akuzat ndaj deputetit të Partisë Socialiste Alfred Peza, lidhur me pasurinë e tij prej 1 milionë dollarësh, për të cilën është shprehur se e ka nga kursimet e tij familjare ndër vite.

Por për ish-Kryeministrin, për të arritur një pasuri të tillë në Shqipëri, nevojiten së paku 300 vjet. Sipas Berishës, deputeti Alfred Peza kur punonte tek Ora Neës merrte 800 mijë Lekë apo 600 Euro, dhe kjo bazohet mbi një vendim të gjykatës.

Dhe për ish-Kryeministrin, me këtë pagë që të arrihet të kursesh 1 milionë dollarë, duhen të paktën 300 vite. 

Postimi në Facebook:

Nje histori rilindese siçiliste!!

Si arriti Peza me 600 euro rroge mujore te behet bankier miliardier?!

Te dashur miq, para dy ditesh Peza beri be e rrufe se parat e tij nuk jane para droge dhe trafiqesh por vijne nga superpaga e tij si gazetari me paguar dhe me i adhuruar i vendit.

Mirepo Peza harroi se per te kursyer 1 milione dollare me page 600 euro ne muaj, te duhen se paku 300 vjet! Kjo ne rast se nga paga 600 euro kursen 250 euro ne muaj apo 3000 euro ne vit. Ketij kursimi vjetor prej 3000 euro ne vit i duhen 300 vjet per te arritur shumen e deklaruar nga Peza prej 900.000 euro kursime.

Shtoj ketu se nje fat te lumtur te tille e ka patur vetem Edi Rama, qe kishte te deklaruar ne vitin 2012 gjithsej 3000 euro kursime ndersa sot jeton ne Sarajet e Surrelit ku vetem toka e truallit dhe e oborrit kushton 220 mije euro.

Bankier Pezen e nxjerr cullak nje vendim i Gjykates se Tiranes i dt 04.03.2010. Ky vendim provon se "super rroga" qe ai pretendon se ka marre nga Ora News, behet pluhur dhe katandiset kokoshi ne thelle.

Sipas vendimit te Gjykates super rroga e te "adhuruarit" dhe me te paguarit gazetar Peza na ishte gjithesej 80 mije leke, pra 600 euro rroge mujore. Nderkohe kete "super rroge" Peza e ka gezuar vetem per tre vite qe ka punuar tek Ora News, sepse para ketyre viteve koleget e tij deputete te PS thone se Peza nuk merrte super rroge por rroge te zakonshme mujore.

Mbi bankier Pezen rendojne edhe burimi i parave te blerjes se dy apartamenteve, te supozojme se njeri eshte apartament ne paje si puna e pallatit ne paje te Edi Rames, kurse apartamenti tjeter per bankier Pezen mbetet ne hava!

Keshtu te dashur miq, duke i besuar betimit te bankierit se parate e tij nuk vijne as nga pluhuri as nga malli, me duhet t'i them Alfredit se, sado te beje çakallin e Edvinit, varianti me i lehte per te eshte kombinimi i disa veprave penale si: Deklarim i rreme, burim i padeklaruar i te ardhurave, vjedhje taksash (evazion fiskal), mosdeklarim page tek sigurimet shoqerore (pra prape vjedhje taksash), mashtrim ndaj gjykates (percmim gjykates) edhe ndonje tjeter. Theksoj perseri se, sado qe te beje çakallin e Rames per t'u fshehur prapa Surrelit, eshte i pashprese!

P.s ketu me poshte keni vendimin e gjykates qe nxjerr cullak bankier Pezen! sb

"VENDIM

“NE EMER TE REPUBLIKES”

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane e perbere nga:

GJYQTARE : REZARTA BALLIU ( VIGANI )

Asistuar nga sekretare gjyqesore Beglie Nura, ne date 21.04.2010 mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore me dyer te hapura ceshtjen civile me Nr.5903 Akti qe i perket ;

PADITESE : Adelina Toli, e bija e Agim dhe Lizhela, dtl.1969, lindur ne Lushnje dhe banuese ne Tiranë,Rr.”Don Bosko”,Pall.MELD, perfaqesuar ne gjykim me prokurën e posaçme me nr.1025 rep dhe nr.206/2 kol,datë 04.03.2010 nga Av.Edvin Quku me Nr.1997 License.

I PADITUR : Alfred Peza, i biri i Besim dhe Rukije dtl.1967, lindur në Peqin, e banues ne Tirane,perfaqesuar ne gjykim me prokurën e posacme me nr.675 rep dhe nr.177/1 kol,datë 04.03.2010 nga Av.Dorian Celiku me Nr.1350 License.

OBJEKTI : Shtim i detyrimit per ushqim.

BAZA Ligjore : Neni 207,210 i K.Familjes.

Gjykata pasi e shqyrtoi ceshtjen ne teresi, administroi provat shkresore, e pasi degjoi pretendimet perfundimtare te Avokatit te paditeses,i cili ne perfundim te gjykimit kerkoi pranimin e kerkese padise, Avokatin e te paditurit, i cili ne perfundim te gjykimit kerkoi pranimin e pjesshëm të kerkese-padise,

VEREN

Gjykata e Rrethit Tirane me vendimin nr.1054, date 07.04.1999 midis te tjerave , ka vendosur: “ Zgjidhjen e marteses midis palëve ndërgjyqëse, paditeses Adelina Peza dhe te paditurit Alfred Peza. Detyrimin e te paditurit Alfred për te paguar pension ushqimor për djalin Rubens në masën 4000 lekë në muaj. Ky detyrim fillon nga dita e ngritjes së padisë datë 29.09.1998 “. Ky vendim ka marre forme te prere ne dt.21.04.1999.

Paditesja me kerkese-padine drejtuar Gjykates kerkon qe detyrimi ushqimor qe i padituri ka ndaj femijës te tij te shtohet, kjo me arsyetimin se qe nga dhenia e vendimit te zgjidhjes se marteses, kane ndryshuar disa rrethana. Keshtu, paditesja deklaroi se detyrimi ushqimor i vendosur nga Gjykata nuk justifikon nevojat e fëmijës së saj.Po kështu, që nga dhënia e vendimit, fëmija është rritur, po kështu edhe kosto e jetesës. Sipas vërtetimit datë 21.01.2010, të lëshuar nga Shkolla 9 vjeçare “DËSHMORËT E LIRISË”, rezulton se Rubens Alfred Peza vazhdon mësimet në klasën e 8-të të kësaj shkolle. Një arsye tjetër pse paditësja kerkon qe detyrimi ushqimor te shtohet eshte dhe fakti qe femija ka kerkesa që me kalimin e viteve janë shtuar, dhe se ajo po investon per te ardhmen e tij. Kështu, sipas vërtetimit me nr.36/03 datë 31.03.2010 të lëshuar nga ALLIANCE FRANÇAISE, rezulton se Rubens Peza ndjek një kurs të gjuhës frënge me pagesë mujore 10 000 lekë dhe sipas vërtetimit datë 29.03.2010 nga Judo federation Albania, rezulton se Rubens Peza ndjek mësimet e këtij arti marcial, kundrejt pagesës mujore prej 35 Euro.  Po kështu,sipas paditëses, i padituri nuk është në kushtet ekonomike të viteve të shkuara dhe të ardhurart e tij janë rritur ndjeshëm, pasi ai punon si drejtues në një televizion privat. Mbi bazen e gjithe provave te paraqitura, paditesja ne perfundim te gjykimit kerkoi qe i padituri te paguante nje detyrim ushqimor ne favor te femijes te tij ne masen 50 000 leke ne muaj. I padituri ne prapesimet e tij nuk i pranoi pretendimet e ngritura nga paditesja në lidhje me masën e detyrimit të kërkuar nga ajo. Ai deklaroi se,edhe për të kishin ndryshuar rrethanat që nga koha e zgjidhjes së martesës, pasi ai ishte martuar përsëri dhe nga martesa e tij e dytë ai kishte dy fëmijë të mitur, e provuar kjo me çertifikatën e përbërjes familjare datë 02.04.2010 të administruar në dosje. Megjithatë, ai deklaroi se i njihte dhe pranonte detyrimet prindërore dhe ishte dakort që detyrimi i vendosur nga gjykata me zgjidhjen e martesës me paditësen të rritej, por jo në masën e pretenduar nga ajo. Në varësi të të ardhurave të tij, ai ishte dakort që ky detyrim të bëhej deri në 10 000 lekë në muaj.

Sa sipër,Gjykata pasi e shqyrtoi ceshtjen, cmon se kerkese-padia duhet pranuar pjeserisht.

Keshtu, Gjykata e konsideron si te drejte pretendimin e paditeses se ky detyrim duhet shtuar, pasi ajo e provoi me prova shkresore se rrethanat ne baze te te cilave eshte dhene vendimi i zgjidhjes se marteses kane ndryshuar.Kështu, vendimi është dhënë në vitin 1999 dhe që nga ajo kohë fëmija është rritur dhe shkon në shkollë, e kerkesat e tij jane gjithmone ne rritje, te provuara keto me mandat pagesën dhe vërtetimet e paraqitura nga paditesja ne seance gjyqesore. Për këto arsye, Gjykata e konsideron si te drejte kerkesen e paditeses qe detyrimi ushqimor i të paditurit ndaj fëmijës së tij të shtohet.

Lidhur me kerkimin e paditeses qe ky detyrim ushqimor te behet 50 000 leke ne muaj, Gjykata cmon se, ky kerkim i paditeses nuk eshte i bazuar, pasi paditesja nuk paraqiti asnje prove shkresore per te justifikuar kete kerkim te sajin.

Gjykata çmon se ky kërkim i paditëses nuk është në përputhje me të ardhurat e të paditurit si dhe faktin se ai ka krijuar një familje të re për të cilën i duhet të kontribuojë. Sipas vërtetimit datë 04.03.2010 të lëshuar nga RTV ORA NEWS, rezulton se paga mujore bruto e të paditurit është 80 000 lekë në muaj.  Sa siper, Gjykata cmon se detyrimi ushqimor duhet te shtohet ne masen 10 000 leke ne muaj e jo ne masen e kerkuar nga paditesja, nisur kjo nga mosha e femijes, fakti qe femija është ne rritje e me kerkesa po ashtu ne rritje, si dhe niveli i sotem i jeteses. Ne baze te nenit 210 paragrafi 2 i K.Familjes, ky detyrim do te filloje te zbatohet qe nga data e ngritjes se kerkesepadise, e cila eshte dt 09.02.2010.

Sa siper u provua me provat e administruara ne dosje e theniet e paleve ne proces.

PER KETO ARSYE

Gjykata ne baze te nenit 306 e vijues te K.Pr.Civile

VENDOSI

Shtimin e detyrimit për ushqim, duke u detyruar i padituri Alfred Peza te paguaje nje detyrim ushqimor ne favor te femijes së tij Rubens Peza i datl.1996, ne shumën 10 000 (dhjete mije) leke ne muaj.   Ky detyrim fillon nga dita e ngritjes se padise data 09.02.2010. Shpenzimet gjyqesore sic jane bere.   Kunder ketij vendimi lejohet ankim ne Gjykaten e Apelit Tirane brenda 15 diteve, afat ky qe fillon nga e nesermja e shpalljes te vendimit. U shpall ne Tirane date 21.04.2010.

SEKRETARE GJYQTARE Beglie NURA Rezarta BALLIU (Vigani) SHPENZIME GJYQËSORE Nuk ka"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat