Crowford: Trump, shpresë për amerikanët që kanë humbur vendin e punës

Shqipëria

Crowford: Trump, shpresë për amerikanët që kanë humbur vendin e punës

Më: 20 janar 2017 Në ora: 22:28
Mark Crowford në Oranews

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crowford komentoi në studion e Ora News zgjedhjen e Donald Trump President të SHBA.

Sipas tij, Trump erdhi në këtë detyrë për t’i shërbyer punëtorëve të thjeshtë dhe atyre që kanë humbur vendet e punës nga kompanitë që u larguan drejt tregut kinez.

Gjithësesi, ai mendon se është e vështirë që rritja ekonomike e Amerikës të shkojë në 4 përqind.

Crowford: Ai është zgjedhur për të përmirësuar situatën sidomos për punësimin e punëtorëve të thjeshtë që kanë humbur punën e tyre për shkak se fabrikat kanë lëvizur në Kinë ose Meksikë.Ai do të ndërhyjë në një mënyrë që mbase nuk është shumë tipike për partitë e djashta, por sërish ai do bëjë disa incantiva që kompanitë të investojnë më shumë në Amerikë. Është shumë e vështirë që ekonomia të rritet me 4%.

Për Crowford, është pozitive që Shtëpia e Bardhë ka në krye një miliarder, pasi sipas tij hedh poshtë dyshimet që Presidenti do të keqpërdorë postin për përfitime financiare.

Crowford: Është më mirë të zgjedhim një miliarder të bëhet President, sesa të zgjedhim një President dhe pastaj të bëhet miliarder për shkak të pozitës së tij.

Lidhur me investimet amerikane në vendin tonë, Crowford shpreson që reforma në drejtësi të sjellë një përmirësim të klimës të të bërit biznes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat