Bumçi: Marrëdhëniet SHBA-Rusi, rasti i mirë për t’u përmirësuar

Shqipëria

Bumçi: Marrëdhëniet SHBA-Rusi, rasti i mirë për t’u përmirësuar

Më: 21 janar 2017 Në ora: 01:01
Aldo Bumçi

Si ish-Ministër i Jashtëm, Aldo Bumçi vlerëson gatishmërinë e Presidentit të ri të Shteve të Bashkuara të Amerikës për të pasur bashkëpunim me Rusinë. Në Ora News, Bumçi tha se deri më sot kjo përçarje që ka ekzistuar mes vendeve nuk ka sjellë asnjë rezultat pozitiv, ndërsa përmirësimi i marrëdhënieve nuk do të ndikonte në krisjen mes SHBA-ve dhe Bashkimit Europian.

Ish-Ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi, deklaroi në Ora News se qasja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të bashkëpunuar me Rusinë është zgjedhja e duhur që sipas tij duhet të ishte bërë edhe nga Presidentët e tjerë që kanë drejtuar Shtëpinë e Bardhë.

I ftuar në Ora News, Bumçi tha se kjo lloj marrëdhënie e pretenduar nuk do të reflektojë në marrëdhëniet SHBA-BE.

Bumçi: Përpjekja është pozitive, ulja e tensioneve. Do të ulë tensionet dhe rrizë sigurinë edhe në Europën lindore, vendet e Europës lindore tashmë pas ndërhyrjes ruse në Gjeorgji dhe Ukrainë. Kjo ka sjellë një rivendosje të trupave të NATO-s në vendet balltike, në Poloni. Pra një ndryshim të sjelljes së NATO-s për t’iu përgjigjur këtij kërcënimi rus. Një marrëveshje do të ishte shumë e rëndësishme por një marrëveshje mbi vlerat e lira, jo imponimit.

Ish-kryediplomati tha se përpos deklaratave të kryeministrit Rama se zgjedhja e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë do të ishte një kërcënim për botën, nuk do të ndikojnë në partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Bumçi: Amerika është partneri jonë strategjik, kushdo që të fitonte. Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane 26 vjeçare, pavarësisht nëse ka qenë Bushi i vjetër apo i ri, Klinton apo Obama, mbështetja për shqiptarët, Shqipërinë, Kosovën, shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi ka qenë konstante.

Bumçi vlerësoi pjesëmarrjen e Hilari Klinton në ceremoninë e inaugurimit të 45 të presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat