DETAJET/ Ja si do ta realizonte sulmin terrorist shqiptari 18 vjeçar që pëlqente ISIS-in

Shqipëria

DETAJET/ Ja si do ta realizonte sulmin terrorist shqiptari 18 vjeçar që pëlqente ISIS-in

Më: 21 janar 2017 Në ora: 07:40
Ilustrim

Një shqiptar që po planifikonte të kryente sulm terrorist në Vjenë është arrestuar para pak orësh nga policia austriake.

Policia ka bërë të ditur se shqiptari 18 vjeç kishte në plan të kryente sulmin mes ditëve 15 dhe 20 janar, por nuk bëri të ditur identitetin e tij. Gjithashtu theksohet se shqiptari është pjesë e një grupi islamik radikal shqiptar me bazë në Austri. Agjencitë e huaja sekrete kishin informuar autoritetet austriake që të ishin në alarm për një fakt të tillë. 

Policia u ka kërkuar banorëve të Vjenës që të tregohen të kujdesshëm dhe u është kërkuar që të lajmërojnë forcat e sigurisë në çdo rast të dyshimtë. Kohët e fundit në Austri ka pasur kërcënime për sulme terroriste që lidhen kryesisht me politikat e ndjekura për azilkërkuesit.

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Wolfgang Sobotka në një konferencë për mediat tha se, i dyshuari ishte me një të kaluar si emigrant. “Pak ditë më parë u informuam se po planifikohej një sulm terrorist në kryeqytet”, tha ai. 18-vjeçari shqiptar mësohet se kishte udhëtuar këtë të premte nga Gjermania për në Austri dhe u arrestua po sot nga forcat speciale ‘Cobra’. 

Ja si do të kryhej sulmi 

Në detajet e dhëna nga shërbimet e huaja sekret thuhet se shqiptari ishte simpatizant i ISIS.  18-vjeçari u arrestua disa orë pasi kishte udhëtuar me avion për në kryeqytetin Austriak Lidhur me planin për kryerjen e sulmit terrorist, përveç datës kur mund të kryhej gjithashtu autoritetet kanë zbuluar se sulmi do të kryej me një bombë artizanale që ishte përgatitur në Gjermani. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat