LIBRA sfidon të mëdhenjtë, në shkurt zgjedhje të brendshme në parti

Shqipëria

LIBRA sfidon të mëdhenjtë, në shkurt zgjedhje të brendshme në parti

Më: 25 janar 2017 Në ora: 10:04
Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi

Partia e re e themeluar nga Ben Blushi, LIBRA, do të shkojë në zgjedhje të brendshme më 11 shkurt.

Lajmi është bërë nga ish-deputeti socialist, i cili thekson se është pikërisht kjo organizatë politike në formën e partisë që po zhvillon zgjedhjet e para elektronike në Shqipëri.

Blushi shkruan sot në "Facebook": “LIBRA ka vendosur që të zhvillojë zgjedhjet e brendshme në datën 11 shkurt. Të gjithë anëtarët e saj janë të ftuar të kandidojnë dhe të marrin pjesë në votim. Fushata, datat e listave dhe kandidatëve si dhe kriteret e zgjedhjeve do të publikohen në libra.al. Këto do të jenë zgjedhjet e para elektronike që janë mbajtur ndonjëherë në Shqipëri. Çdo anëtar libra mund te votojë nga shtëpia apo në distancë, mjafton të regjistrohet dhe verifikohet se ekziston. LIBRA është një inovacion i pandërprerë dhe i pavarur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat