Basha takon Daul dhe Kukan: Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira e të ndershme

Shqipëria

Basha takon Daul dhe Kukan: Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira e të ndershme

Më: 25 janar 2017 Në ora: 16:03
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha takim pune me presidentin e Partisë Popullore Europiane Joseph Daul dhe eurodeputetin Eduard Kukan.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkruar një status në rrjetin social “Facebook”, ku nënvizon se ka pasur një takim pune me presidentin e Partisë Popullore Europiane Joseph Daul dhe eurodeputetin Eduard Kukan në lidhje me zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. Basha shprehet se ka biseduar me ta, me qëllim që në vendin tonë të mbahen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Statusi i plotë i Lulzim Bashës:

Në një takim pune me Presidentin e Partisë Popullore Europiane Joseph Daul dhe Eurodeputetin Eduard Kukan në lidhje me zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri diskutuam për nevojën jetike për demokracinë dhe aspiratat europiane të vendit që këto zgjedhje të jenë të lira dhe të ndershme.

Presidenti Daul ripohoi se shumica europarlamentare është e qartë se zgjedhjet e lira dhe te ndershme, dekriminalizimi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe drogës janë kushte të patjetërsueshme për hapjen e negociatave me BE-në dhe Shqipëria duhet t’i përballë këto probleme në mënyrë urgjente dhe të drejtpërdrejtë.

Folëm gjithashtu për programin zgjedhor të Partisë Demokratike. Mora mbështetjen e tij për ndërmarrjen e një programi të thellë ndryshimi politik dhe ekonomik të vendit, me qëllim që Shqipëria të ndërpresë një herë e mirë ciklin e krizave dhe dështimeve politike dhe ekonomike dhe të përqafojë vlerat dhe qasjet europiane të mirëqeverisjes për qytetarët.

Image
Takimi i Bashës me zyrtarët evropiane
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat