Ka akord për stadiumin, Veliaj “bekon” Partizani-Tirana

Shqipëria

Ka akord për stadiumin, Veliaj “bekon” Partizani-Tirana

Më: 25 janar 2017 Në ora: 17:56
Erion Veliaj

Në pritje të zhvillimeve nga ndërtimi i stadiumit të ri në kryeqytet dhe të kompleksit sportiv “Partizani”, skuadra e kuqe do të luajë ndeshjet në impiantin “Selman Stërmasi” të paktën deri në fund të sezonit.

Çështja e shumëpërfolur mes dy klubeve të kryeqytetit mori zgjidhje vetëm pas negociatave të bashkisë së Tiranës që duket se u kthye në altarin e martesës për protagonistët e derbit të zjarrtë të futbollit shqiptar.

Partizani do të kthehet të luajë ndeshjet si pritës deri në fund të këtij sezoni në kryeqytet. Ditën e sotme është gjetur akordi mes presidentëve të dy klubeve, Tiranës dhe Partizanit, falë ndërhyrjes edhe të Bashkisë së Tiranës.

Presidenti i Tiranës Refik Halili dhe ai i Partizanit Gazment Demi, shtrënguan duart në një gjest qytetarie që reflektoi dhe mirëkuptimin për atë që kryetari i bashkisë e cilësoi të mirën e të dy klubeve.

Skuadra e Partizanit të përdorë stadiumin “Selman Stërmasi” kundrejt një pagese që do të shkojë në arkën e klubit të Tiranës.

Ky vendim gëzon ekipin e Kuq por ashtu siç pritej ka ngjallur pakënaqësi te bardheblutë. pas akordit duket se marrin fund eksodet që tifozët e Demave të kuq ndërmerrnin cdo javë për të parë ekipin e zemrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat