Shkolla shqiptare profesionale binjakëzohet me shkollën zvicerane të biznesit IMD

Shqipëria

Shkolla shqiptare profesionale binjakëzohet me shkollën zvicerane të biznesit IMD

Më: 26 janar 2017 Në ora: 18:25
Pamje nga prezantimi tek Tirana Business Park nga projekti me financim zviceran ‘Aftësi për Punë’.

Një metodologji e re për të mësuar aftësi dhe njohuri praktike u prezantua sot tek Tirana Business Park nga projekti me financim zviceran ‘Aftësi për Punë’. Paketa përfshin ‘mësimin e përzier’ ku studentët mësojnë nga një shumëllojshmëri burimesh si mjetet online. Studentët zbatojnë vlerësim të njëri-tjetrit, mësime të bazuara në projekte dhe punë kërkimore.

Gjithashtu një marrëveshje binjakëzimi u nënshkrua midis Shkollës Industriale ‘Pavarësia’ në Vlorë dhe shkollës zvicerane të biznesit IMD – një institucion model në arsimin professional. Në aktivitet,  Ben Hutter, Drejtor i IDM, tha se “të dy shkollat do të përfitojnë nga shkëmbimi dhe partneriteti”.

“Përqafimi i ICT dhe sistemeve online sot është një detyrim në çdo shkollë profesionale me qëllim që të përgatisë studentët për një mjedis gjithnjë e më shumë i dixhitalizuar”, tha Ambasadori zviceran Christoph Graf në fjalën e tij.

“Vitin e shkuar ne promovuam arsimin professional dhe filluam të ndërtojmë shkollat e ekselencës. Me qëllim që këto shkolla të ecin me hapin e zhvillimeve më të fundit teknologjike është koha të fokusohemi tek invoacioni”, tha Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi. Ministri gjithashtu përmendi se besimi në sektorin e arsimit professional duhet të rritet krahas punës së qeverisë dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Gjatë një klase të simuluar “të përzierë” studentët dhe mësuesit treguan se si risitë në mësim mund të zbatohen në praktikë. Studentët e IT nga Lezha demonstruan krijimin e një logoje në vend ndërsa student nga Vlora filmuan dhe montuan një video. Ekspertë të projektit gjithashtu moderuan një debat mbi mënyrat e reja të mësimit.

Paketa ‘Mënyra të reja të mësimit’ do të fillojë me shkollat profesionale në Berat, Lezhë, dhe Vlorë dhe do të synojë të lidhë klasat me punësimin real. E frymëzuar nga modelet e provuara zvicerane, kjo metodë transformon klasën, rolin e mësuesit dhe përfshirjen e studentëve.

Me përdorimin e karakteristikave të ICT, ky lloj mësimi përgatit nxënësin për të ardhmen, duke e bërë të mësuarit më tërheqës dhe efficient, me lojëra, punë në grup, mësim individual, projekte dhe e-mësim. Kjo kërkon një ri-përcaktim të rolit të mësuesit, duke iu larguar platformës në qendër të klasës, nga një lector në një lehtësues të mësimit, p.sh. duke u fokusuar në nevojat e studentëve dhe të bizneseve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat