Ja momentet e shoqërimit të djalit të Balilit në Polici

Shqipëria

Ja momentet e shoqërimit të djalit të Balilit në Polici

Më: 28 janar 2017 Në ora: 18:04
Pamje nga videoja

Prej orëve të para të mëngjesit në ambientet e drejtorisë së policisë së Gjirokastrës ndodhet i shoqëruar djali i Klement Balilit, Jeton Balili.

Nëna e tij, Alma Balili në një prononcim për Ora News denoncoi policinë se kishte bërë kontrollin e banesës pa jë mandat dhe se i kishin marrë djalin pa asnjë shpjegim për ta shoqëruar në polici.

Ora News arriti të filmonte një moment djalin e Klement Balilit, kur ai i shoqëruar nga policia ka shkuar drejt makinës, në oborrin e drejtorisë së policisë së Gjirokastrës për të marrë diçka.
 
Në një njoftim zyrtar, policia e shtetit njoftoi se ka ndërmarrë një operacion kërkimi për arrestimin e Klement Balilit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet nga drejtësia greke si drejtuesi i një organizate të fuqishme të narkotrafik e cila vepronte në disa vende të Europës.
 
Policia informoi se ka pasur urdhër të lëshuar nga Prokuroria e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për kontrollin e banesave të familjarëve të Balilit. Gjithsej janë kontrolluar 10 banesa, 3 hotele, si dhe janë shoqëruar 11 shtetas për tu marre në pyetje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat