Shqiptarët me mitraloz e kundër-ajror në shtëpi

Shqipëria

Shqiptarët me mitraloz e kundër-ajror në shtëpi

Më: 29 janar 2017 Në ora: 12:21
Mitrolez

Armët e marra që nga viti i mbrapsht 1997, vazhdojnë të jenë në duart e shqiptarëve. Këtë e vërteton më së miri fushata e nisur nga Ministria e Brendshme, “Shqipëria pa armë”, për dorëzimin vullnetar.

Por ajo që të bën përshtypje, në një njoftim të sjellë nga Policia e Shtetit,mes armëve që janë dorëzuar ka edhe mitraloz, apo kundër-ajror.
Kështu gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë dorëzuar: 31 armë zjarri, 11 450 fishekë, 19 granata.

Armët janë dorëzuar në Qarqet: Tiranë, Dibër, Shkodër, Fier , Berat , Elbasan ,Lezhë, Korçë , Gjirokastër, Durrës, Vlorë, e Kukës. Afati përfundimtar i dorëzimit vullnetar të armëve është data 30 e muajit Prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat