Metropoliti i Malit të Zi: Ushtarët serbo-malazez kanë dhënë jetën për Shqipërinë

Shqipëria

Metropoliti i Malit të Zi: Ushtarët serbo-malazez kanë dhënë jetën për Shqipërinë

Më: 29 janar 2017 Në ora: 16:13
Festa e “Shën Savës”

Festa e “Shën Savës” e solli sërish në Shkoder metropolitin e Malit të Zi, Amfilohije Radoviç. Por bashkë me kremtimin e meshes së shenjtë në kishën Ortodokse të Vrakës për këtë festë, ai nuk kurseu as deklaratat e forta e provokuese. “Ushtarët serbo- malazez kanë dhënë jetën për mbrotjen e Shkodres dhe Shqipërisë, prandaj kush harron të shkuarën nuk ndërton të ardhmen tha ai përpara besimtarëve.

Amfilohije Radovic, Metropoliti i Malit të Zi: “Në këtë qytet ne kemi varrezat e 8000 ushtarëve serbo- malazez të cilët kanë luftuar për mbrojtjen e Shqipërisë ndaj perandorisë Osmane në fillim të shekullit XX. Si pasoje e dhënies së jetëve të ushtarëve Serbo- malazez, Shqipëria mundi të fitonte lirine dhe të krijonte edhe shtetin e pavarur. Duhet ti kujtojmë martirët tone pasi një fjalë e urtë thotë “populli që harron martirët e vet dhe të shkuarën nuk ndërton të ardhmen e vet”. Ne këtu jemi mbledhur për të kujtuar krishtin i cili dha jetën për njerëzimin, por po përmendim edhe të gjithë ato që dhanë jetën për mbrojtjen e këtij vendi.”

Kleriku malazez theksoi se kisha ka dhënë shumë martirë për çlirimin e Shqipërisë pavarësisht se kjo kishë ka vuajtur gjatë.

Amfilohije Radovic, Metropoliti i Malit të Zi:  “Kisha Ortodokse në Shqipëri ka dhënë shumë dëshmor dhe martirë për Kishtin dhe për të këtë vend. Ashtu si Kisha Katolike shpalli 38 martiret e saj, edhe ne kemi shume klerike e patriark qe dhane jeten e tyre per kete toke. Kisha ortodokse malazeze në Shqipëri ka vuajtur nder shekuj dhe vite më përpara por fatkeqesisht edhe në kohet e sotme. Ne në keto vende kemi patur kishat tona ortodokse por ato janë shkatërruar, veçanerisht gjate periudhes se eger te regjimit komunist ku feja u ndalua. Shkodra është e lidhur me historinë e Kishës tonë.”

Në meshën e zhvilluar në Vrakë ishte i pranishëm edhe ambasadori serb ne vendin tone Miroljub Zaric. Deklaratat e metropolitit Malazez Amfilohije se ushtarët serbo- malazez nuk janë pushtues por çlirimtarë nuk janë të reja. Ushatrët serbo- malazez, humben jetën në Shqipëri gjatë luftrave ballkanike dhe pushtimit malazez të Shkodres.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat