Blushi: Manjani tha të vërtetën, Rama është sot më i frikësuar

Shqipëria

Blushi: Manjani tha të vërtetën, Rama është sot më i frikësuar

Më: 30 janar 2017 Në ora: 16:04
Ben Blushi

Edhe bashkëthemeluesi i partisë LIBRA, Ben Blushi, ka reaguar pas deklaratave të forta të ministrit të shkarkuar të Drejtësisë Ylli Manjani në drejtim të kryeministrit Rama dhe qeverisë.

“Ylli Manjani tha të vërtetën prandaj u shkarkua. Njerëzit që e hoqën janë prapë bashkë. Edi Rama është më i frikësuar. Ilir Meta më i nënshtruar. Sot Republika është më e kërcënuar. Shqipëria më e kanabizuar. Rilindja më e kriminalizuar. Seriali qesharak i Rilindjes do vazhdojë për kënaqësinë e Klement Balilit që e sheh duke tymosur!”, shkruan Blushi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat