Ligji i Mbetjeve, grupet e interesit kërkojnë sërish ndryshime

Shqipëria

Ligji i Mbetjeve, grupet e interesit kërkojnë sërish ndryshime

Më: 31 janar 2017 Në ora: 14:20
Ilustrim

anë rreth 12 shoqata civile dhe ekspertë të cilët u janë përgjigjur kryetarit të Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Eduard Shalsi për të dhënë opinionet në lidhje me dekretin e Presidentit nr. 9765, për ligjin e kthyer mbrapsht për mbetjet.

Pjesa më e madhe e shoqatave kërkojnë që të bëhen ndryshime në përmbajtjen e ligjit. Të tjerë kërkojnë që të shtyhet në kohë miratimi i tij. Por, ka edhe nga ata që kërkojnë miratimin e ligjit.

Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka shprehur rezervat lidhur me ndryshimet në ligj ndërsa thekson se nuk është respektuar dekreti i presidentit.

AKIP gjykon se importi i  mbetjeve është një çështje e refuzuar në mënyrë masive nga qytetarët e këtij vendi, jo vetëm me sondazhe me mbi 90% ë popullsisë, por dhe me 65000 firma referendare dhe me protesta të vazhdueshme.

Ndaj gjykojmë se amendimet Shalsi duhet të rrëzohen si të papranueshme dhe të miratohet Dekreti i Presidentit.

Nga ana tjetër, Qendra e studimeve të burimeve natyrore thekson se janë njësitë vendore ato të cilat duhet të ndërmarrin fushata informuese për ndarjen e mbetjeve në burim.

Lidhur me ndarjen e mbetjeve te riciklueshme, qe eshte edhe nje nga objektivat e ligjit te Menaxhimit te integruar te mbetjeve,  duhen zbatuar forma me praktike, ne kushtet e favorshme te krijuara nga ndarja e re administrative-territoriale, vendosja e administratoreve te pallateve dhe administrimi me bordin e banoreve dhe rolit qe do te luajne ne komunitet bordet e zgjedhura pallateve.

Po ashtu sipas kësaj qendre, mbetet shqetësuese çështja e ngritjes së incerneratorëve. Forumi i Mendimit të lirë dhe Instituti i Kërkimeve Urbane mjafton që ligji të zbatohet me përpikmëri dhe kjo nuk krijon asnjë problem e asnjë rrezik për importin e mbetjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat