"A mund të punojë një qeveri ku kryeministri i thotë ministrit ha pilaf?!"

Shqipëria

"A mund të punojë një qeveri ku kryeministri i thotë ministrit ha pilaf?!"

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 12:48
Ben Blushi

Në një fjalim të mbajtur sot në Kuvend bashkëthemeluesi i partisë LIBRA, Ben Blushi, tha se koalicioni PS-LSI ka rënë pasi është një koalicion numrash dhe jo punësh.

"Reforma në drejtësi duket sikur është amnisti për ata që kanë abuzuar, ju thuhet shkoni në shpi se s’ju prek askush për ato që keni bërë nëse aplikoni prapë për gjykatës. A punon prokuroria kur iu heqin vizën të paktën 50 prokurorëve? A punon policia kur ministri i drejtësisë thotë se bashkëpunon me krimin? A ka më qeveri kur kryeministri i thotë një ministri ha pilaf se s’do të heq nga puna deri sa të mbarosh pilafin. S’janë fjalët e mia, janë të këtij koalicioni. Ajo që besoj sot është që koalicioni po organizon funeralin e republikës sonë", tha Blushi.

"Shteti është duke rënë dhe për këtë shkak akuzoj njësoj si Ramën dhe Metën. I pari është i paaftë, i dyti bën gjithcka për të na bindur se sa i paaftë është i pari. S’është këtu por dua ti thme dicka Ilir Metës, ne s’kemi nevojë të na tregosh sa i paaaftë është Rama. Cështja është ca bën ti.

Një kompliment do ja jap, pasi shkatërroi PS, i është sulur LSI, po shkatërron LSI me ndihmën e pakursyer të Ilir Metës. Kam disa vjet që ia njoh aftësinë shkatërruese këtij njeriu, e ka perfekte. LSI është viktima e vet e fundit.

Kjo më jep kënaqësi, se si LSI, si Rilindja janë dy ortakë, janë dy rivalë në krim që ligji s’i kap dhe s’ka për t’i kapur sa kohë janë bashkëpunëtor në krim", shtoi bashkëthemeluesi i LIBRA-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat