Tahiri: Pushtetarët të japin llogari për çfarë bëjnë

Shqipëria

Tahiri: Pushtetarët të japin llogari për çfarë bëjnë

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 11:16
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri zhvilloi sot një takim me strukturat e pushtetit vendor në qytetin e Durrësit, ku u shpreh se procesi i popullimit është i domosdoshëm për të ndërtuar Shqipërinë e Gjeneratës tjetër.

Në takimin e mbajtur në ambientet e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Tahiri tha se pushtetarët duhet të japin llogari për çfarë bëjnë dhe jo për çfarë flasin.

“Shqipëria e llafeve ka nevojë për injorancë dhe erresisë që të mbijetojë, por ne nuk pajtohemi me këtë, ne duam një Shqipëri ku pushtetarët japin llogari për çfarë bëjnë, jo çfarë flasin”.

Tahiri i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të deklarojnë adresat e tyre, në të kundërt do të kenë penalitetet.

“Lutje për gjithë qytetarët, të deklarojnë adresën permanente. Nëse nuk e deklarojnë, do ta bëjë shteti me penalitet. Jemi të vendosur për ta nxjerrë pjesën e Shqipërisë që është në erresirë, në dritë. Të mos kete më qytetarë që nuk votojnë, sepse nuk e kanë emrin në listën e votimit”.

Ministri Tahiri theksoi se nuk do të pranohet asnjë pengesë për të bërë Shqipërinë që duhet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat