Zbulohen detajet nga Këshilli i Sigurisë, Nishani takon Berishën

Shqipëria

Zbulohen detajet nga Këshilli i Sigurisë, Nishani takon Berishën

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 10:19
Këshilli i Sigurisë

Në pamundësi për të arrestuar të shumëkërkuarin e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, Klement Balili, i njohur me nofkën “Eskobari i Ballkanit”, krerët më të rëndësishëm të shtetit shqiptar u mblodhën për të diskutuar mundësitë se si do të mund të fusnin në grackë njeriun që ka prishur reputacionin e vendit tonë. Mbledhja e kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, pak ditë më parë dhe e drejtuar nga Presidenti Nishani zgjati për gati dy orë dhe u zhvillua pa praninë e kryeministrit Rama por as të zv/ kryeministrit, Niko Peleshi, prania e të cilit u refuzua nga Presidenca. Takimi Presidenca ka zbardhur detaje nga biseda e zhvilluar në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku mësohet se Presidenti i Republikës që në fillim të takimit theksoi se shqetësimi i ngritur është serioz.

“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani theksoi që në fillim se shqetësimi i bashkërendimin e veprimeve të agjencive ligjzbatuese të lidhura drejtpërdrejtë me sigurinë kombëtare”, thuhet në njoftimin e presidencës. “Çështja ‘Balili’, përtej nivelit kombëtar i tejkalon përmasat individuale të rastit në fjalë, sepse ajo është shtrirë dhe ka marrë përmasa të zgjeruara gjeografike në disa shtete fqinje dhe aleate dhe për këto arsye, mbledhja e sotme u thirr pikërisht për të diskutuar, përcaktuar dhe këshilluar mbi hapat e marrë, ndjekjen dhe vijueshmërinë e veprimtarive institucionale të agjencive ligjzbatuese lidhur me hetimin e mëtejshëm të saj”, u shpreh Presidenti Nishani. Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në fjalën e tij argumentoi kërkesën drejtuar kreut të shtetit për të thirrur mbledhjen me faktin se rasti konkret përbën jo vetëm një shqetësim të madh publik, sipas tij me ndjeshmëri të lartë, por ka tërhequr edhe vëmendjen e aleatëve dhe partnerëve strategjikë, në veçanti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas Metës, faktori ndërkombëtar ka ngritur pikëpyetje për seriozitetin e institucioneve shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës, dukuri që, siç tha ai, kanë dëmtuar njëkohësisht edhe imazhin e vendit.

Më pas të pranishmit referuan dhe diskutuan lidhur me veprimet institucionale dhe koordinimin sa më të mirë të të gjitha agjencive ligjzbatuese, në bashkëpunimin edhe me partnerët ndërkombëtarë, për të luftuar në mënyrë sa më efikase krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve. Në mbyllje, presidenti Nishani e vuri theksin tek rëndësia dhe domosdoshmëria e mbledhjes së sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke vlerësuar nismën e ndërmarrë nga kryetari i Kuvendit. Ai i falënderoi të pranishmit për kontributin e tyre, sipas njoftimit për shtyp, “produktiv dhe konstruktiv”. “Çështja e diskutuar paraqitet shumë problematike, komplekse dhe me rrezikshmëri të lartë jo vetëm për mungesën e deritanishme të rezultateve konkrete në luftën kundër krimit, trafikut të narkotikëve dhe pastrimit të parave, por dhe për vetë faktin që partnerët tanë dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare kanë shprehur disa herë shqetësimin. Kjo ilustron përmasat e mëdha që çështja mbart, jo vetëm duke cenuar sigurinë tonë kombëtare, por duke kapërcyer edhe kufijtë e vendit tonë. Kjo mbledhje ishte e domosdoshme dhe e rëndësishme, sepse ajo u fokusua jo vetëm te rrezikshmëria e fenomenit të narkotrafikut, por edhe tek nevoja për një koordinim sa më të mirë e të efektshëm të të gjitha institucioneve ligjzbatuese, në raport me përgjegjësitë e tyre institucionale”, u shpreh Nishani. Ndërkohë, mësohet se Presidenti Bujar Nishani ka pritur në një takim në Presidencë ish-kryeministrin Sali Berisha, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Takimi i Berishës me Nishanin, ka zgjatur rreth 60 minuta, nga ora 14:30 e deri në 15:30. Ndërsa Këshilli Kombëtar i Sigurisë mbylli mbledhjen me dyer të mbyllura rreth orës 14:10 minuta. Diskutimet janë përqendruar te çështja e Klemend Balilit, për të cilin u thërrit edhe mbledhja e Këshillit të Sigurisë si dhe te situata politike në vend. Nuk përjashtohet që në këtë takim të jetë diskutuar edhe për përplasjen e fundit mes ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla. Tryeza Presidenti Bujar Nishani Kryetari i Kuvendit Ilir Meta Kryeprokurori Adriatik Llalla Kreu i SHISH Visho Ajazi Lika Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri Ministri i Drejtesisë Petrit Vasili Ministrja e Mbrotjes Mimi Kodheli Kreu i komisionit të Sigurisë Spartak Braho Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati Kërkimet Mos arrestimi i të ashtuquajturit “Eskobari i Ballkanit” ka qenë në qendër të debateve ditëve të fundit mes partive politike, pjesë e së cilave është bërë edhe ambasadori i SHBA, Donald Lu. Për këtë arsye ditën e djeshme, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ushtruar ditën e djeshme kontrolle të shumta në qytetin e Delvinës. Operacioni për arrestimin e Kelment Balilit, ka nisur në orën 15:00. Forcat e FNSH-së kanë ndërhyrë me shpejtësi në banesën e Balilit, në banesat e vëllezërve të tij si dhe disa banesa në fshatin Stjar dhe Delvinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat