Berisha me senatorët italianë: Shqipëria është kanabizuar

Shqipëria

Berisha me senatorët italianë: Shqipëria është kanabizuar

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 16:55
Ish-Kryeministri Sali Berisha me senatorët italianë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim senatorët italianë të cilët ishin të ftuar në një aktivitet të organizuar nga Partia Demokratike për ekonominë dhe që u bëri thirrje biznemenëve italianë të vijnë e investojnë në Shqipëri.

Takimi i ish-kryeministrit është zhvilluar mbrëmjen e djeshme dhe Beriosha ka pritur dy ambasadorët Paolo Romani, kryetar i grupit parlamentar të partisë Forca Italia, ish-Ministër i Zhvillimit Ekonomik të Italisë si dhe senatorin Mario Mauro, ish ministër i Mbrojtjes.

“Si përfaqësues i forcës politike më të madhe të së djathtës italiane, Forza Italia, senatori Romani më përcolli përshëndetjet e mikut tim dhe të shqiptarëve, ish kryeministrit Silvio Berlusconi”, shkruan Berisha në profilin e tij në Facebook.

Ish-kryeministri shkruan se “senatorët Romani dhe Mauro vinin entuziastë nga takimi i zhvilluar më herët me kryetarin e PD Basha dhe sipërmarrës italiane e vendas. Theksova se investitorët e huaj janë vitalë për Shqipërinë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat