Interpol Athina kërkon sërish arrestimin e Balilit, ‘mbyti’ Evropën me kokainë dhe kanabis

Shqipëria

Interpol Athina kërkon sërish arrestimin e Balilit, ‘mbyti’ Evropën me kokainë dhe kanabis

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 15:58
Kelmend Balili

Më 30 janar 2017 Interpol Athina ka kërkuar përsëri arrestimin e Kelmend Balilit, të cilin e akuzon për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në relacionin e Interpol Athinës thuhet se Kelmend Balili ka trafikuar 83 kg kokainë dhe 3.8 ton kanabis sativa.

Sipas autoriteteve greke, kanabisi është nisur nga Shqipëria dhe ka hyrë në Greqi, e më pas prej këtej është trafikuar në Angli, Hollandë, Belgjikë dhe vende të tjera të BE.

Mendohet se Balili ka lidhje edhe me trafikantë të huaj, dhe kjo për shkak të trafikut të kokainës që dyshohet se blihej nga Amerika Latine dhe trafikohej në vendet e Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat