KQZ u heq mandatin 6 këshilltarëve bashkiakë, ja emrat

Shqipëria

KQZ u heq mandatin 6 këshilltarëve bashkiakë, ja emrat

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 16:11
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së sotme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së sotme ka shpallur të pavlefshëm mandatin për 6 këshilltarë bashkiakë, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit.

Bëhet e ditur se KQZ i ka hequr mandatin këshilltarëve:

-Gani Hida (anëtar në Këshillin Bashkiak Elbasan);
-Robert Dajani (anëtar në Këshillin Bashkiak Malësi e Madhe);
-Rrok Rroku (anëtar në Këshillin Bashkiak Lezhë);
-Zija Mema (anëtar në Këshillin Bashkiak Rrogozhinë);
-Muharrem Shkjau (anëtar në Këshillin Bashkiak Shkodër);
-Tomorr Prrenjasi (anëtar në Këshillin Bashkiak Maliq).

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se për këshilltarin bashkiak të Pukës, Bibë Kolaj, u shty vendimi për një ditë tjetër. Gjatë mbledhjes së sotme, KQZ regjistroi dhe partinë LIBRA të Ben Blushit për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Ndërkohë më herët në kuadër të ligjit të dekriminalzimit, KQZ shpalli të pavlefshëm dhe vendosi heqjen e mandatit për deputetin e LSI-së, Shkëlqim Selami, atë të PD-së Dashamir Tahiri, si dhe për kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat