Blushi i çon Kuvendit një shishe uji nga Zharrëza: Nuk e ka ndotur Zoti, por kompania e naftës

Shqipëria

Blushi i çon Kuvendit një shishe uji nga Zharrëza: Nuk e ka ndotur Zoti, por kompania e naftës

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 11:57
Deputeti Ben Blushi

Deputeti Ben Blushi ka sensibilizuar Kuvendin sot për problemin e banorëve të Zharrëzës në Fier, që janë futur në grevë urie për shkak të tërmeteve artificiale që iu krijohen në fshat nga kompania e naftës Bankers. Krahas shembjes së shtëpive, ata rrezikohen nga uji teknologjik që po pinë dhe Blushi, pikërisht me një shishe uji të ndotur nga nafta, tha: T’ia japim kryeministrit ta pijë atë ujë të helmuar!

Blushi tha: “Një muaj e gjysëm muaj më parë isha në Zharrëz, isha në afërsi të Fierit, ku përfshi dhe sot bëhej grevë urie, që pasqyron pikë për pikë kushtet e reja të jetës së mijëra shqiptarëve që jetojnë sot në mjerim, të skllavëruar nga kompanitë që mbështeten nga shteti.

Shpresuan se shtëpitë e tyre që janë shkatërruar nga një kompani nafte do të kompensoheshin nga një qeveria dhe ikën në shtëpi të festonin Vitin e Ri, por asgjë s’u bë. Pritën dy javë dhe hynë prapë në grevë urie dhe televizioni i Shqipërisë që mbush makinat me naftë tek Bankers nuk jep asnjë lajm.

Pse ndodhin tërmetet atje? Sepse uji teknologjik që nxirret nga përpunimi futet prapë në tokë dhe trondit shtëpitë. Uji i këtyre është i ndotur, është mbetje nafte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat