Dorëzohen vullnetarisht 50 armë, 18 mijë fishekë dhe 32 granata

Shqipëria

Dorëzohen vullnetarisht 50 armë, 18 mijë fishekë dhe 32 granata

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 12:23
Armët e dorezuara

Në kuadër të nismës “Shqipëria pa armë”, gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 50 armë, 18 215 fishekë, 32 granata, 2 mina kundër tank, 1 granatë hedhës kundër tank, 12 ndezës dhe 4 krehër.

-Qarku Korçë -dorëzohen nga qytetarët 12 armë zjarri, 12 770 fishekë, 20 fishekë mitralozi kundër ajror 20 granata ofensive, 2 mina kundërtank;

-Qarku Tiranë - janë dorëzuar 10 armë zjarri ndër to 1 mitraloz, 500 fishekë dhe 3 granata.

-Qarku Shkodër - dorëzohen nga banorët 9 armë zjarri, 2030 fishekë dhe 4 krehëra;

-Qarku Dibër - janë dorëzuar vullnetarisht 8 armë zjarri, 1 shirit mitraloz me 790 fishekë dhe 4 granata;

-Qarku Kukës - dorëzohen 5 armë zjarri, 828 fishekë, 1 granatë hedhës kundërtank 5 granata dore e 12 ndezës granate.

-Qarku Gjirokastër - banorë të qytetit Gjirokastër kanë dorëzuar 4 armë zjarri dhe 547 fishekë;

-Qarku Elbasan - dorëzohen 2 armë zjarri dhe 750 copë fishekë, konkretisht.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me komunitetin do të vijojë përmbushjen e nismës "Shqipëria pa armë", për grumbullimin e armëve dhe municioneve në të gjithë vendin.

“Theksojmë se afati përfundimtar i dorëzimit vullnetar të armëve është data 30 e muajit prill 2017. Në këtë kuadër edhe një herë iu bën thirrje të gjithë atyre që disponojnë armë pa leje, t'i dorëzojnë ato brenda datës 30 prill”, thuhet në njoftimin  e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat