Berisha - Ballës: I dënuari që nuk zbaton vendimin e gjykatës quhet bandit! Ulu aty!

Shqipëria

Berisha - Ballës: I dënuari që nuk zbaton vendimin e gjykatës quhet bandit! Ulu aty!

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 14:37
Ish kryeministri, Sali Berisha

“I dënuari që nuk zbaton vendimin e gjykatës quhet bandit! Ulu aty! Bandit!” - Kështu iu drejtua sot në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha, deputetit socialist Taulat Balla që tentonte t’I ndërpriste fjalën në Kuvend me shprehje ironike dhe ngritje – ulje nga karrigia; Berisha ishte duke folur për premtimet e pambajtura të Kryeministrit Edi Rama sidomos për taksat dhe borxhin e jashtëm.

“….Ai rriti çmimin e energjisë për të gjithë shqiptarët! Çdo shqiptar i paguan sot 30% më shumë regjimit të bandito-kracisë, - ishte duke thënë Berisha ndërkohë që Balla fliste nga salla. Atëherë Berisha iu drejtua me fjalët:

“I dënuari që nuk zbaton vendimin e gjykatës quhet bandit! Ulu në vend! Jam në kohën time.  Pusho i dënuar! I dënuari që nuk zbaton vendimin e gjykatës, përdor pushtetin dhe mandatin, quhet bandit! Ulu aty o bandit!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat