Reagimi i parë zyrtar për super-grabitjen në Rinas, pse u arrestuan 5 policët privatë

Shqipëria

Reagimi i parë zyrtar për super-grabitjen në Rinas, pse u arrestuan 5 policët privatë

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 20:22
Makina e grabitur

Policia e Tiranës ka dhënë informacionin e parë zyrtar në lidhje me grabitjen e parave të një banke në Qafë-Kashar, pranë Rinasit.

Deri më tani, për grabitjen e ndodhur rreth orës 13:00 janë arrestuar të pesë punonjësit e firmës private të sigurisë, që kanë detyrë të garantojnë transportin e sigurt të parave.

Të arrestuarit janë Xhelil Metaj , 43 vjeç, Gentian Dedja , 31 vjeç, Perparim Logu , 39 vjeç, të tre punonjës të firmës SHPSF, si dhe dy shoferët e shoqërisë Endrit Daçi, 31 vjeç , dhe Dashamir Balla, 42 vjeç.

Policia thotë se autorët i kanë bërë pritë dy makinave të përshtatura si mjete të blinduara, dhe kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre, duke shpuar edhe gomat e përparme.

 Autorët kanë përdorur motosharrë në pjesën e pasme të makinave të blinduara dhe kanë marrë më pas shumën e parave, e cila është ende e papërcaktuar. Dyshimet janë që të bëhet fjalë për rreth 2 milionë euro.

Gjithashtu është konstatuar se kamerat e blindeve kanë qenë te fikura dhe GPS nuk ka qene i vendosur në thasët e parave. Sipas policisë, vetëm në një thes ishte i vendosur GPS, i cili nuk është marrë nga autorët, dhe u gjet i vendosur poshtë sediljes së shoferit.

Në vendngjarje policia ka fiksuar gëzhoja.

Kronologjia e ngjarjes si me poshte:

Ne oren 13 :10 njofton patrulla e policise se mjetet e blinduara te Shoqerise Private sigurise fizike kane kaluar ne drejtim te Rinasit .

Ne oren  13:24 ,ka ardhur telefonatë te numri i emergjencave 112, se në afërsi të Universitetit “Epoka”, ka të shtëna me armë .

Me marrjen e njoftimit patrulla e policise eshte nisur në drejtim te vendit ku eshte marre   telefonata.

Sqarojme se në mes te rruges eshte konstatuar trafik nga patrulla dhe jane detyruar te lene makinen dhe te shkojne me kembe ne drejtim te Universitetit Epoka.

Ne  oren 13 :29  shkon shefi i Komisariatit Vore  ne vendin e njoftuar lidhur me ngjarjen.

Ne orën 13 :34  ka ardhur një tjetër telefonatë , nga punonjësi i firmës   private  i cili ka kërkuar ndihmë policore.

Ne oren 13 :35 patrulla e policise mberrin ne vendngjarje dhe ka marre kontakt me drejtuesin e mjetit te shoqerise fizike.

Ata i kane shpjeguar oficerit te patrulles pergjithshme lidhur me ngjarjen.

Sqarojme se nga Salla Operative e shoqerise perkatese nuk eshte dhene asnje njoftim  mbi ngjarjen e ndodhur ne sallen operative te Drejtorise Vendore Policise Tiranës.

Ne vendngjarje jane  konstatuar  dy automjete të pershtatura si te blinduara të një shoqërie private,  që po transportonin në drejtim të Rinasit vlera monetare.

Në këtë aks rrugor këtyre mjeteve u është ndërprerë rruga  nga një automjet  tip fuoristradë duke e goditur furgonin e blinduar të shoqërisë private dhe prej  tij  kanë dalë dy persona të paidentifikuar të cilët dyshohen të kenë qëlluar me armë gomën e përparme të makinës së parë dhe me anë të një sendi të fortë kanë thyer xhamat e automjetit të blinduar duke zbritur me forcë punonjësit e policisë private dhe duke i shtrirë në tokë.

Në të njëjtën kohë një tjetër automjet i dyshuar i autorëve  kanë sulmuar makinën e shoqëruese të dytë te shoqërisë private duke neutralizuar punonjësit  e shoqërisë private të cilët ndodheshin në  të.

Pasi  kanë marrë sasinë e parave , ata janë larguar me të dy automjetet e tyre

Nga  shërbimet policore , janë konstatuar/gjetur dy  mjete që po  digjeshin pranë disa banesave , në vendin e quajtur "Rruga e Hajdutëve” në Fushë Prezë.

Nga verifikimi i kryer dyshohet se këto mjete të jenë të autorëve, të përdorura në vendngjarje.

Shumat monetare që po transportoheshin në drejtim të Rinasit ishin të një banke të nivelit të dytë, shumë e cila ende e papërcaktuar.

Vazhdojnë hetimet per dokumentimin e plote te ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat