Zbulohet detaji i rëndë për grabitjen e ndodhur në Rinas

Shqipëria

Zbulohet detaji i rëndë për grabitjen e ndodhur në Rinas

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 21:01
Makina e grabitur

Njëri prej policëve të shoqërisë private që po transportin paratë për në aeroportin e Rinasit, mbeti i plagosur gjatë të shtënave me armë zjarri.

Polici privat Endrit Daçi 31 vjeç ka mbetur i plagosur në dorë. 

Ai ishte shofer i njërës prej makinave të blinduara. Aktualisht 31-vjeçari ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pasi është i arrestuar së bashku me 4 kolegët e tij që ishin në automjetet e blinduara.

Në Policinë e Tiranës ka mbërritur stafi mjekësor për të mjekuar plagën e policit privat që u prek nga plumbat. Grabitësit e armatosur qëlluan me kallashnikov xhamat e makinës së blinduar që po transportonte rreth 2 milionë Euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat