Panik te Kali i Trojës në Vlorë, njerëzve u prishet gjaku nga ajo që shohin

Shqipëria

Panik te Kali i Trojës në Vlorë, njerëzve u prishet gjaku nga ajo që shohin

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 21:13
Pamje nga video

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur para pak momentesh pranë Kalit të Trojës në qytetin e Vlorës. Një dëshmitar ka arritur të filmojë skenën vetëm pak momente pas plagosjes ku duket një person i shtrirë në tokë dhe rreth tij shumë persona që përpiqen ta ndihmojnë.

Sipas dëshmitarëve u dëgjua një zhurmë dhe kur kthyen kokën të gjithë njerëzit u shpërndanë. Më pas u dëgjuan shokët e personit të cilët bërtisnin në panik për ndonjë makinë që ta merrte por askush nuk ndalonte. Raportohet se në momentin që mbërriti policia i plagosuri qe nisur tashmë në spital me makina të rastit.

Mësohet se emri i personit të plagosur është Arlind Lulushi, 25 vjeç dhe se momentalisht ndodhet në spital në rrezik për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat