Zbulimet arkeologjike në Durrës, Dako e Kumbaro të hënën në Kuvend

Shqipëria

Zbulimet arkeologjike në Durrës, Dako e Kumbaro të hënën në Kuvend

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 10:06
Vangjush Dako

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe Kryebashkiaku i Durrësit do të jenë të  hënën në një seancë dëgjimore  në lidhje me zbatimin e legjislacionit për trashëgimin kulturore në qytetin e Durrësit, gjatë ndërtimit të një vepre të re urbane.

Pas kërkesës së opozitës, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka vendosur që të thërrasë në një seancë dëgjimore Ministren e Kulturës, kryebashkiakun e Durrësit, Unionin e Ekspertëve Mjedisorë të Shqipërisë, Përfaqësues të Institutit të Arkeologjisë dhe Aleancën e Mbrojtjes së Vlerave Kombëtare pas zbulimeve arkeologjike në qytetin bregdetar që u pasuan me debate duke sjellë edhe pezullimin e gërmimeve.

Në rend të ditës në komision e Medias

Seancë dëgjimore në lidhje me zbatimin e legjislacionit për trashëgimin kulturore në qytetin e Durrësit, gjatë ndërtimit të një vepre të re urbane :
Të ftuar:
Ora 10.00
– Unioni i Ekspertëve Mjedisorë të Shqipërisë (UEMSH)
-Aleanca e Mbrojtjes së Vlerave Kombëtare (AMVK)
Ora 11.00
-Znj. Mirela Kumbaro , Ministre e Kulturës
-Vangjush Dako , Kryetar i Bashkisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat